Kadaj-Bujupi vizitoj gratë e fshatit Tomoc
Prishtinë, 12 korrik - Deputetja kandidate për Kryetare të Komunës së Istogut, Donika Kadaj-Bujupi sot vizitoi fshatin Tomoc me çrast u takua me gratë e lagjes Halitaj.
Me këtë rast ajo bashkëbisedoj me gratë e fshatit Tomoc, dhe u njoftua me problemet dhe nevojat e tyre me theks të veçantë problemet socio-ekonomike: papunësia, mungesa e investimeve në bujqësi.
Deputetja Kadaj-Bujupi pas evidentimit të problemeve theksoj: kam punuar shumë me gra dhe për gra, andaj i njoh mirë nevojat poashtu edhe mundësitë që përmes politikave të mirëfillta gjinore të përmirsoj gjendjen e gruas në fshat, me theks të veçantë do të angazhohëm në rritjen e punësimit të grave,dhe rregullimin e infrastrukturës së nevojshme për një jetë më të mirë .