Kadaj-Bujupi: Thaçi mos ta mbajë peng Kosovën
Prishtinë, 26 shkurt - Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka pyetur zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se çfarë u ka premtuar deputetëve të Listës Serbe në këmbim të votës për president.
Po ashtu ajo ka pyetur deputetët e LDK-së për qëndrimin e tyre ndaj Hashim Thaçit. Më tutje, ajo ka thënë se Kosova është e korruptuar dhe e zaptuar.
Kadaj-Bujupi ka kërkuar nga Thaçi që mos ta mbajë peng Kosovën dhe postin e presidentin për pesë vitet e ardhshme.(ER)