Kadaj-Bujupi takoi gratë e familjeve Kajtazi në Lubovë
Prishtinë, 11 korrik - Deputetja kandidate për Kryetare të Komunës së Istogut, Donika Kadaj-Bujupi vazhdoi të vizitoi fshatrat, me çrast takoi gratë e familjeve Kajtazi në Lubovë!
Gjatë takimit znj. Kadaj u njoftua për problemet e shumta me ujin e pijshëm, mungesën e furnizimit me rrymë për shkak të rrjetit të vjetëruar dhe problemeve tjera të natyrës socio ekonomike.
Ajo evidencoi një nga një problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane të cilat do të trajtohen një nga një gjatë mandatit të ardhshëm Qeverisës në Komunë!