Kadaj-Bujupi: Qeveria ti ndihmojë familjet e goditura nga erërat
Prishtinë, 7 janar - Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, znj. Donika Kadaj-Bujupi, ka vizituar sot zonat e goditura nga furtuna dhe erërat e forta, të cilat mbrëmë e përfshinë qytetin e Istogut dhe fshatrat përreth si dhe tri fshatra të Komunës së Pejës, Novosellën, Radavcin dhe Vitomiricën.
Ajo i ka parë nga afër pasojat e erërave të mbrëmshme, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në të mira mira materiale për banorët e atyre zonave, rrënuan çati shtëpish, mure dhe rrethoja oborresh dhe përmbysën makina.
Deputetja Kadaj-Bujupi ka këkruar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë sa më parë në sanimin e kësaj situate dhe në kompensimin e dëmeve që iu shkaktuan banorëve të këtyre anëve.
Në të njëjtën kohë, për tu përballur me këtë fatkeqësi natyrore, kryetari i Komunës së Pejës, së cilës erërat ia goditën në masë të konsiderueshme tri fshatra, Dr. Ali Berisha, ka ngritur menjëherë Shtabin e Krizës.
Në këtë zonë, veçanërisht në Istog, dominon situatë e rëndë, ndërkohë që pa energji elektrike kanë mbetur zona të tëra.
Deputetja Kadaj-Bujupi ka theksuar se ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës për sanimin e situatës dhe kompensimin e dëmeve për të gjitha ato familje që e pësuan mbrëmë, është e domosdoshme dhe kërkohet që të ndodhë sa më shpejtë sanimi i stuatës.