Kadaj-Bujupi: Premtimet e Veselit, të njëjta me ato të Thaçit më 2007
Prishtinë, 27 mars - Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se premtimet e Kadri Veselit ditën e djeshme në Koventën e tetë të PDK-së, janë të njëjtat me ato të Hashim Thaçit në vitin 2007.
\"Se kuptova dje se a është ndërrua partia apo çka ka ndodhur, sepse të gjitha ato që premtonte Kadria i premtonte Thaçi më 2007, pas dhjet vjet po na tregon Kadria se ka zero tolerancë ndaj korrupsionit i cili lulëzoj në qeverisje të PDK-së.
Se di a e kapërcej rreshtin në lexim e sipër a harroj ti premton Kosovarëve udhëtim pa viza për të dhjetën vjet më radhë\", ka shkruar Kadaj-Bujupi.