Kadaj-Bujupi ndihet mirë me Vetëvendosjen
Prishtinë, 23 prill - Devijimi i bindjeve, i konceptit dhe i parimeve brenda AAK-së ka bërë që ish-shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi të largohet për tiu bashkuar partisë më të madhe opozitare në vend Vetëvendosjes.
Ajo thotë se e bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj, për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar.
Në një intervistë për gazetën Zëri, Kadaj-Bujupi tha se largimi i saj ska të bëjë me mosmarrëveshje individuale as me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, apo me dikë tjetër brenda kësaj partie, por me dallime konceptuale.
Thotë se po ndihet mirë me LVV-në si alternativë socialdemokrate. Ndërkohë që mohon të jenë marrë vesh për ndonjë post specifik brenda partisë.
Ajo ka tregua se pse kaq shpejt vendosi të largohej nga partia, ku ishte shefe e grupit parlamentar.
Pas një periudhe të gjatë të rezistencës dhe kundërshtimit si opozitë e bashkuar dhe pas lirimit nga arresti shtëpiak kuptova se gjërat nuk ishin njësoj. Dhe se duhej të zgjidhja ndërmjet të qëndruarit në AAK me rrezikun e devijimit nga bindjet, koncepti dhe besimi në ndryshim. Parime mbi të cilat u bëmë bashkë dhe vepruam për shtatë muaj.\"
\"Apo ruajtjen e bindjeve duke vazhduar rrugën e nisur bashkë me opozitën vitin e kaluar. U përcaktova për të dytën. Pra ta ruaj dhe të punoj për jetësimin e asaj në çka besoj dhe për të cilën u vetëmohuan deputetët e opozitës, aktivistët dhe qytetarët që na përkrahën në protesta për muaj të tërë, tha Kadaj-Bujupi.
Zëri