17 Janar 2025

Kadaj Bujupi mbështet kategorinë me nevoja të veçanta

Prishtinë, 9 korrik - Deputetja-kandidate për kryetare të komunës së Istogut, Donika Kadaj-Bujupi, me bashkëpunëtorë, vizitoj Shoqatën e të verbërve dhe përsonave me të pamur të dobësuar të Istogut, ku dhe u prit nga kryetari i kësaj Shoqate Esat Shabani.

Me këtë rast deputetja-kandidate për kryetare znj.Kadaj-Bujupi pasi që është njohur me aktivitetet e Shoqatës,dhe me nevojat e mëdha që kishte kjo Shoqatë, duke filluar nga : ndarja  e një buxheti, sigurimi i një autobusi për transportin e të verbërve dhe përsonave me të pamur të dobësuar, ofrimi i programeve të zhvillimit profesional për arsimim gjithpërfshirës ,evidentimi i përsonave të verbër dhe me të pamur të dobësuar dhe trajtimi i tyre.

Deputetja Kadaj-Bujupi ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e Shoqatës për pritjen, është shprehur se është obligim njerëzor mbështetja e kategorive me nevoja të veçanta,duke i siguruar se një nga qëllimet e punës së saj është bashkëpunimi për objektiva të përbashkëta si dhe ju premtoj se kërkesat e tyre do të jenë nje ndër prioritetet e saj 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)