22 Janar 2025

Kadaj - Bujupi: Gjykatën Speciale e kemi ‘peshqesh’, nga Thaçi

Prishtinë, 23 shkurt - Shefja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se qeveria Mustafa është e pafuqishme përballë kapjes së shtetit dhe arrogante ndaj qytetarëve.

Ajo për ‘Epokën e re’ ka thënë se kjo qeveri është pa energji dhe plan veprimi.

Ndërsa duke folur për Gjykatës Speciale, Kadaj-Bujupi ka thënë se Projektligji për këtë gjykatë është tepër i dëmshëm dhe me pasoja afatgjate për Kosovën.

Ajo ka thënë se Gjykatës Speciale e kemi ‘peshqesh’, nga Hashim Thaçi, i cili për dy mandate ka qenë shef i Qeverisë së Kosovës.

“Kjo Gjykatë është pasojë e qeverisjes Thaçi, e cila, në përpjekje për të kontrolluar gjithçka dështoi sistemin e drejtësisë në vend”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)