Kadaj-Bujupi: Dita e Çlirimit, Ditë e Përvetësimit të Kosovës
Prishtinë, 12 qershor - Shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës përArdhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, në konferencën epërbashkët për media të partive opozitare, ka thënë se arsye kryesore qëopozita nuk mori pjesë, sot, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës,është shpërputhja midis luksit institucional dhe të qeveritarëve dherealitetit të dhimbshëm në të cilin jetojnë qytetarët e vendit.
Sot më shumë se asrye për festë, kemi arsye të bashkëndjejmë me qytetarët e Kosovës dhe të kujtojmë se Kosova nuk është ajo që ishte e projektuar në ëndrrat e atyre që ranë dhe në synimet që kishte dhe ka populli i Kosovës, ka thënë znj. Kadaj-Bujupi.
Dita e Çlirimit të Kosovës, pasi kaloi nëpër kompromise e dallavere politike të pasluftës, u konvertua me kushtetutë në Ditë të Paqes. Folklorizmi politik e ka shndërruar Kosovën edhe me letra në një geto eksperimentesh të karteleve parapolitike, kurse qytetari i këtij vendi është faktori i fundit dhe krejt i parëndësishëm, në krejt këto 16 vjet liri, ka potencuar shefja e GP të AAK-së.
Ajo ka thënë se pas clirimit, Kosova u bë pronë poseduese e disa klaneve, që edhe sot vazhdojnë të jenë në pushtet. U bë pronë poseduese edhe me letra, ligje e dokumente, deri edhe me kushtetutë. Shembujt e fundit janë treguesi më i mirë i kësaj.
Qytetari i këtij vendi vlerësohet vetëm në ditën e zgjedhjeve, kurse të rënët dhe dëshmorët, vetëm në pervjetorë, si ky i sotmi, për tiu rikthyer sërish pas 12 muajsh, për ti shpërlarë të palarat bosët e karteleve parapolitike të këtij vendi. Shteti i Kosovës është shndërruar në biznes atraktiv kurse qeveria dhe institucionet e këtij vendi në kompani aksionare, për përfitime të këtyre klaneve dhe karteleve parapolitike që me letra e pa to, posedojnë gjithcka në këtë vend, ka potencuar znj. Kadaj-Bujupi.
Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, deputetja Kadaj-Bujupi, ka thënë se pushteti do të duhej të ftonte senacë për të diskutuar dhe zgjidhur shumë çështje dhe të pazgjidhura që ka Kosova dhe qytetari i saj. Punësimi, si sferë edhe ashtu e lodhtë i këtij vendi, kriter kryesor ka lidhjen familjare, afërsinë familjare apo atë me fis e farefis me pushtetarët dhe klanet që Kosovën e shohin si pronë të tyren. Për një vend pune në këtë shtet dhe një vend studimi në universitet, kurrë nuk mund të përfitojë qytetari i këtij vendi, më parë se sa ata që janë në rrjetin e klientelës së këtij karteli parapolitik. Kjo në realitet është Kosova dhe kjo është liria jonë, e shndërruar në industri prodhimi të krimit të organizuar, të tenderëve, abuzimeve, koalicioneve, aksioneve politike e parapolitike, të ndërtuara përmbi lirinë, përmbi gjakun, përmbi sakrificën, nderin dhe emrat e të rënëve, të cilët i përkujtojnë vetëm për ta la e shpërla fytyrën e tyre bosët e këtij pushteti, të shtrirë dhe të instaluar thellë e më thellë në themelet e këtij vendi, ka thënë znj. Kadaj-Bujupi.
Heronjtë dhe të rënët e këtij vendi, e kësaj parcelle politike, në të cilën e kanë shndërruar Kosovën, po kanë vlerë një herë në vit për njerëzit e pushtetit, sa për të shfryrë patriotizëm, kurse shokët e gjallë të heronjve, nuk kanë asnjë vlerë për ta. Shumë prej bashkëluftëtarëve të tyre, që janë të gjallë sot, jetojnë buzë ektistencës, tok me familjet e tyre dhe kanë vështirësi edhe për bukë goje. Edhe për këtë pushtet, shqiptari i rënë ka vlerë, e i gjalli jo. Luftëtari në bust është valutë politike, e luftëtari i gjallë është i harruar në skaj të shoqërisë. Andaj, çka të përkujtojmë sot, dhe cilën ditë ta nderojmë, në Kosovën e shndërruar në pronë poseduese me letra e dokumente, deri edhe me kushtetutë, ka thënë ajo.
Ne sot iu përulemi të rënëve dhe të gjallëve që dhanë nga shpirti i tyre, që dhanë gjymtyrët, të afërmit dhe familjarët për lirinë dhe shtetin tonë, por jemi kundër atyre që këtë sakrificë e përbuzën, duke përvetësuar lirinë dhe duke e bërë Kosovën pronë poseduese, me letra e pa letra, ka përmbyllur fjalën e saj shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.