Kadaj-Bujupi: Cilido kandidat i PDK-së do të digjet
Prishtinë, 29 shtator - Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se deputetët partive të bllokut nuk do ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit.
Ajo në një intervistë për Epokën e re ka thënë se vota e bllokut është për Isa Mustafën.
Kadaj-Bujupi është shprehur e bindur se pas dështimit të PDK-së blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV do ta konfirmojnë Isa Mustafën kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Dështimi i radhës së PDK-së nënkupton që ajo e konsumoi të drejtën e vet. Tash është radha jonë si deputetë të shumicës të ofrojmë zgjidhje, është shprehur Kadaj-Bujupi.
Ajo ka thënë se kushdo që kandidohet nga PDK-ja për kryeparlamentar është i djegur.
Blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV jemi shumica dërrmuese dhe të vetmit që mund ta qeverisim vendin bazuar në numrin e votave të cilat burojnë nga vullneti i popullit, ka thënë Kadaj-Bujupi. /epoka e re/