21 Janar 2025

Kadaj Bujupi: As burgu s’do na ndal

Prishtinë, 10 dhjetor - Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj Bujupi, e cila u lirua dje nga paraburgimi për të vazhduar në arrest shtëpiak, thotë se pavarësisht burgjeve siç i quan ajo politike, asgjë nuk do t’i ndal.

\"Pas disa ditësh burgosjeje, jam sërish në mesin e familjes. Tash, në arrest shtëpiak. Por, kjo nuk është e tëra. Nuk është liria as satisfaksioni. Qëllimi ynë është më i madh dhe më fisnik. Është liria, shtetësia, shteti funksional dhe i tërë.\"

\"Unë, ashtu si dhe të gjithë kolegët e mi opozitarë, do të veproja njëjtë, në mbrojtje të shtetit dhe të kufijve tanë!  Ne s’do të ndalemi.\"

\"Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, qyetarë të Kosovës, kolegë nga Aleanca, miqë dhe kolegë opozitarë, që u solidarizuat me mua, në forma të ndryshme.Mbi të gjitha, ajo që na mbanë të fuqishëm e të pa lëkundur, përballë krejt këtyre “stuhive”, është sakrifica e të rënëve, që janë në themel të shtetit e lirisë sonë, sakrifica e atyre që bënë vite e dekada burg për lirinë dhe shtetin\", ka theksuar Kadaja - Bujupi.

Ajo ka thënë se punë e madhe na pret përpara. “Zajednica” kurrë nuk do të kalojë. Kufijtë e Kosovës do të mbeten të paprekshëm.Burgjet, presioni e përndjekja s’do t’i ndalin përpjekjet tona. Deri në fund.\"

\"Kurrë asgjë s’i ka ndalë përpjekjet dhe të drejtën e këtij populli, që nga mosnënshtrimi deri në kryengritje\", ka theksuar Kadaj Bujupi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)