20 Janar 2025

Kabashi e njoftoi Jahjagen për përgatitjet për zgjedhjet

Prishtinë, 21 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryeprokurorin e shtetit, zotëri Ismet Kabashin, me të cilin bisedoi për përgatitjet e Prokurorisë së shtetit për procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e gatishmërisë së të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, të lirë dhe demokratik zgjedhor në Kosovë, që do të ndihmojë vendin në proceset integruese të tij.

Kryeprokurori i shtetit, zotëri Ismet Kabashi, e njoftoi Presidenten për përgatitjet që po bën Prokuroria e shtetit për të pasur një proces të lirë zgjedhor dhe gjithashtu edhe me bashkërendimin e punëve me të gjithë mekanizmat e tjerë të mandatuar për organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Gjatë ditës, Presidentja Jahjaga ka takuar edhe kryetarin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, zotëri Shukri Sylejmanin, i cili e njoftoi Presidenten për të gjitha përgatitjet që po bëhen për të pasur një proces sa më të rregullt zgjedhor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)