Ka mundësi që demarkacioni me Malin e Zi të rishikohet
Prishtinë, 20 qershor - Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ti analizojë mirë çështjet e demarkacionit me Malin e Zi dhe të mos ngutet.
Në intervistën dhënë gazetës Epoka e re, Gaxherri ka thënë se Qeveria i ka në dorë të gjithë mekanizmat ligjorë dhe kushtetues për ta vendosur drejt çështje.
Sipas saj, ka mundësi që demarkacioni me Malin e Zi të rishikohet.
Gabzherri ka kritikuar edhe qasjen e opozitës ndaj demarkacionit, duke vlerësuar të gabueshme nxjerrjen e kësaj çështje në rrugë.