Ka ende punë për tu finalizuar marrëveshjet
Prishtinë, 23 prill - Driton Lajçi, këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi,është shprehur se Kosova dhe Serbia ende nuk i kanë hapur të gjitha letrat jashtë kornizës së BE-së, që të dialogojnë ndërmjet vete si dy fqinjë, pastaj edhe për interes të BE-së.
Sipas tij, e arritura më e madhe është vetë akti i nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Në terren e arritura më e madhe dhe më sfiduese ishte mbajtja e zgjedhjeve në komunat e rebeluara në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë të serbëve kosovarë, në vëzhgim të bashkësisë ndërkombëtare dhe me praninë e institucioneve të Kosovës, ka thënë Lajçi. (TNJ)