15 Maj 2024

Jovanoviq: Takimi hap i mirë, por i vonuar

Beograd, 7 korrik - Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se për rajonin, Beogradin e Prishtinën është i rëndësishëm çdo gjest i cili i relakson raportet.

Në këtë dritë duhet shikuar edhe takimin Tadiq-Thaçi, por edhe duhet pranuar se fjala është për aktin e vonuar i cili do të kishte rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare sikur të kishte ndodhur para disa vitesh.

Sipas fjalëve të Jovanoviqit në atë mënyrë është dashur reaguar me kohë, në verën e vitit të kaluar kur në vend të dialogut racional, është përzgjedhur rruga e bllokadave, konfrontimeve dhe i frikës së përditshme nga përleshjet.

Jovanoviq konsideron se duhet hapur horizonte të reja politike dhe kjo është përgjegjësi e autoriteteve në Beograd e Prishtinë, por edhe e të gjithë politikanëve dhe politikave, dhe është e domosdoshme të ndryshohet politika që të mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura të cilat e ngarkojnë të ardhëm politike, ekonomike e të sigurisë dhe t’i kthehemi përmbushjes sa më të shpejt të kushteve për pranim në anëtarësinë e barabartë në BE.

Jovanoviq thotë se partia e tij me vite të tëra ka vu në dukje
politikën fatale që është zhvilluar (ndaj Kosovës) dhe ka propozuar dialog racional i cili do të mundësonte jetë normale edhe serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

”Mirëpo, politikanët që e kanë drejtuar Serbinë i kanë injoruar propozimet qëllimmira që ua kemi dërguar, dhe me politikën e papërgjegjshme edhe më tutje e kanë konfrontuar vendin me
botën moderne”, ka theksuar Jovanoviq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)