16 Janar 2025

Jordania mbështet progresin e Kosovës në të gjitha fushat

Prishtinë, 6 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Brendshëm të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad.

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve.

Duke e njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetësisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e Jordanisë.

Ministri i Brendshëm jordanez, Salameh Hammad, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein.

Ministri Hammad, po ashtu, vlerësoi të arriturat e Kosovës duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Jordanisë për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)