Jones: SHBA partner i palëkundur ndaj Kosovës
Uashington, 20 shkurt - Zëvendësndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner i palëkundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës.
Deklaratat e Jones u bënë gjatë një ceremonie në ambasadën e Kosovës në Uashington gjatë së premtes me rastin e dy vjetorit të Pavarësisë.
Johes përgëzoi Kosovën për të arriturat e saj, ndërkaq në përshëndetjen e tij solli edhe njëherë urimet e sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i palëkundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës.
Ndërsa ambasadori Avni Spahiu duke përshëndetur pjesëmarrësit foli për të arriturat gjatë dy vjetëve të shtetit të pavarur dhe nënvizoi se populli i Kosovës po lëvizë drejt fuqizimit të strukturave politike dhe ekonomike dhe në të njëjtën kohë.