John Kerry sot viziton Kosovën
Kerry do të takohet edhe me të rinjtë e Kosovës që kanë marrë pjesë në programet arsimore dhe këmbimore amerikane dhe do ta mbajë një konferencë për gazetarë.
Lufta kundër ekstremizmit pritet të jetë një nga temat që do të diskutojë të mërkurën me udhëheqësit e Kosovës sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Gjatë vizitës në Kosovë, që është pjesë e një turneu në disa vende evropiane, sekretari Kerry pritet të bisedoje me zyrtarët e Kosovës edhe për çështjet që kanë të bëjnë me reformat demokratike, sundimin e ligjit por edhe bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, mospajtimet rreth të cilave çuan në shtim të tensioneve të brendshme politike në Kosovë.