19 Janar 2025

Jo koalicion PDK-LDK

Prishtinë, 4 mars - Politologu Ramush Tahiri ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të duheshin të mbaheshin në muajin maj për të pasur kohë ligjërisht të përmbyllen të gjitha proceset e kontestimit ose të lihen për vjeshtë.

Ai në një këtë intervistë për “Epokën e re, ka thënë se Kosova po hyn në zgjedhje parlamentare pa e përfunduar reformën zgjedhore. Sipas tij, sistemi zgjedhor një qytetar pesë vota dhe Kosova një zonë zgjedhore krijojnë parakushte për manipulime. Tahiri e ka vlerësuar jo demokratike që lideri i partisë, duke qenë bartës i listës, t’i marrë votat e partisë. Tahiri i ka porositur partitë politike në këto zgjedhje t’i freskojnë listat zgjedhore në mënyrë që të bëjnë ndërrim të brezave, por edhe prurje të ideve të reja.

Tahiri ka thënë se do të dëshironte që koalicioni i ardhshëm qeverisës të mos jetë koalicion i numrave, por koalicion parimor e programor, i cili do të ishte vendimtar për proceset e shtetndërtimit të sovranitetit dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ai e ka kundërshtuar një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve në mes të PDK-së dhe LDK-së. “Po të ishte i mundshëm koalicioni i madh PDK - LDK ai do të bëhej sot e jo pas zgjedhjeve dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të rregullta”, është shprehur Tahiri. Ai ka thënë se duhet të tregohet përkushtim në realizimin e të drejtave të minoriteteve. “Numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës duhet të shtohet për përfaqësimin e garantuar të komunitetit malazez e kroat si komunitete tradicionale të vendit”, është shprehur Tahiri.

Politologu Ramush Tahiri ka deklaruar se Kosova ka nevojë për Qeveri të përgjegjshme, që i ka votat në Kuvend për ta përfunduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për të anëtarësuar Kosovën në OKB, për përfundimin e procesit të privatizimit, për reformën në arsim, në shëndetësi, për zhvillimin ekonomik, për zvogëlimin e papunësisë dhe për rritjen e mirëqenies. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)