19 Janar 2025

Jevtiç: Ministria ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me komunat

Prishtinë, 15 prill  - Sot,  në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është mbajtur takimi i grupit punues ndërkomunal për kthimin dhe riintegrimin në jug të Kosovës. Pjesëmarrës  të takimit ishin përfaqësuesit e komunave të Prizrenit, Ferizajt, Shtërpcës dhe Suharekës.

Takimin e hapi ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, i cili me këtë rast tha se ministria deri tani ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me komunat që janë anëtare të Grupit të Punës, dhe falënderoi CSSP për organizimin e këtij takimi.

Ministri Jevtic mbështeti iniciativat e tilla, dhe theksoi se për hapat e mëtejshëm që u pajtuan në takimin e sotëm dhe takimet të ardhshme, do të mbështeten jo vetëm nga ministria, por edhe partnerët tanë.

\"Bashkëpunimi i ministrisë me qeveritë lokale ka një rëndësi të madhe dhe thelbësore në procesin e kthimit dhe stabilizimit të komuniteteve. Që në fillim theksojmë se pa bashkëpunim me institucionet e tjera ne nuk do të kemi  rast që punën tonë ta bëjmë në mënyrë cilësore, në kuptimin e qëndrueshmërisë.

Strategjia e re MKK-së tregon qartë se për një proces kualitativ të kthimit dhe stabilizimit të komuniteteve është e nevojshme të kyçen të gjitha institucionet dhe organizatat relevante.

Ministria si institucion ka qenë e pranishme në të gjitha komunat, dhe risi është se ne do të jemi në gjendje që në Komunën e  Suharekës të fillojmë procesin e kthimit dhe të mbështesim  stabilizimin e komuniteteve përmes projekteve të ndryshme.

Një projekt i tillë është ndërtimi i një rruge që lidh Komunën e Suharekës dhe Shtërpcës e cila do të ndihmojë në përmirësimin e komunikimit mes dy komunave. Rruga do të ishte e rëndësishme edhe për të kthyerit \", tha ministri Jevtic.

Të pranishmëve  iu drejtua më pas zëvendësministri Husnija Beshkovic i cili tha se ministria ishte shtylla kurrizore e projekteve të përbashkëta dhe rol të rëndësishëm në këtë kanë komunat sepse së bashku me to ne mund të zbatojmë  aktivitete që kanë të bëjnë me kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve.

Shefi  i projekteve për Kosovë, z. Kristof Lutman, falënderoi mbështetjen e ministrisë në këtë projekt, dhe tha se, sot do të flasim për përmbledhjen e Planit të Zbatimit, të nënshkruar në tetor 2013, për aktivitetet dhe të arriturat në implementim, që nga tetori si dhe propozimet për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Përfaqësuesit e komunave  të Prizrenit, Ferizajt dhe Shtërpcës prezantuan aktivitetet e tyre dhe dhanë propozime për bashkëpunim në të ardhmen.

Në fund u pajtuan që në takimin e ardhshëm të grupit të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi rreth kyçjes së Suharekës në grupin punues ndër-komunal, si dhe propozimi për themelimin e grupit tjetër të punës i cili do të punojë në çështjen e zhvillimit ekonomik, zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet komunave, në nëntor të vitit  2012.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)