Jevetiq: Është e nevojshme të punohet në uljen e tensioneve
Prishtinë, 17 tetor - Me rastin e një sërë incidenteve dhe sulmeve të pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, në një deklaratë të dërguar për media tha se ka nevojë që të punohet për uljen e tensioneve në mënyrë që problemet mos të eskalojnë.
\"Udhëheqësit politikë, njerëzit në jetën publike, duhet të punojnë për të ulur tensionet, në mënyrë që mos të sulmohen përsëri ata që janë më së paku fajtor për ngjarjet e ndeshjes Serbi-Shqipëri.\"
\"Sulmet në Rahovec, djegia e ndërtesës së SPC-së në veri, hedhja e koktejit të molotovit në dyqanin serb në Gojbulë, kërcënimet ndaj nxënësve serbë në Fushë Kosovë, si dhe llojet e tjera të incidenteve që kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Kosovë, janë me të vërtetë shqetësuese.\"
\"Është e nevojshme që të ulen tensionet, dhe për këtë udhëheqësit politikë kanë një detyrim që me deklaratat dhe mesazhet e tyre të ndihmojnë në mënyrë që problemi mos të eskalojë. Ne i dimë pasojat e valës së dhunës në mars të vitit 2014. Përveç politikanëve përgjegjësi kanë të gjithë pjesëtarët e shoqërisë civile, mediave, OJQ-ve dhe zyrtarët sportiv. Sporti duhet të jetë mbi politikën.\"
\"Tensioni dhe përshkallëzimi i problemeve nuk do të ndihmojë askënd, përkundrazi ajo do të nxit të gjithë. Shoqëria jonë duhet të jetë një shoqëri që respekton të gjithë dhe kjo është arsyeja pse unë ftoj të gjithë të respektojnë njëri-tjetrin, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që të gjithë së bashku të jemi më të mirë\", tha ministri Jevtic në deklaratën e tij.