03 Maj 2024

Jeremiç pasardhës i Ban Ki Moonit?

New York, 21 tetor - Emri i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Vuk Jeremic, nga shumë diplomatë në OKB po lakohet si emri i pasardhësit të mundshëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ka theksuar agjencia britanike e lajmeve, Reuters.

Agjencia theksoi se pritet që shefi i ardhshëm i OKB-së të vijë nga ndonjë shtet i Evropës Lindore, në bazë të parimit të rotacionit ndërmjet gjashtë grupeve rajonale të OKB-së.

Shumë diplomatë në OKB kanë lakuar emrin e presidentit të tanishëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, serbit Vuk Jeremic, si pasardhës të mundshëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.


Agjencia britanike e lajmeve, Reuters, theksoi se pritet që shefi i ardhshëm i OKB-së të vijë nga ndonjë shtet i EvropësLindore, në bazë të parimit të rotacionit ndërmjet gjashtë grupeve rajonale të OKB-së.

Jeremic, në një intervistë për Reutersin, nuk deshi të flas për planet e tij në të ardhmen, përveç kthimit të tij në Serbi, ku është anëtarë i parlamentit.

Sfida e parë e madhe e Jeremicit, i cili është presidenti më i ri në historinë e Asamblesë së Përgjithshme, do të jetë votimi i për Palestinën.

Kërkesa e palestinezëve për statusin e shtetit që nuk është anëtarë, e që është më shumë se statusi i etnitetit aktual në OKB, sipas të gjitha gjasave do të pranohet dhe për këtë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mund të shprehej në gjysmën e dytë të nëntorit, pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tha Jeremic.

Pasi që vitin e kaluar nuk arritën të sigurojnë anëtarësimin në OKB, për shkak të kundërshtimit të SHBA-së, presidenti palestinez, Mahmoud Abass, deklaroi muajin e kaluar se do të kërkojë nga Asambleja e OKB-së që Palestinës t’ia njoh statusin e shtetit, që nuk është anëtar i OKB-së.

Në intervistën dhënë Reutersit, Jeremic tha se Abass është në kontakt me shtetet anëtare të OKB-së dhe se votimi për këtë çështje mund të pritet muajin e ardhshëm.

“Nëse ata vendosin të ecin më tutje, pas konsultimeve që po zhvillojnë, shumë njerëz presin se kërkesa e tyre do të kalojë”, tha Jeremic.

Reuters më tutje theksoi se diplomatët në OKB janë të brengosur për shkak të reduktimit të financimit të kësaj organizate nga ana e SHBA-së, e cila jep 22 për qind të parave për buxhetin e përgjithshëm të OKB-së. Jeremic tha se nuk dëshiron t;i jep ligjërata Washingtonit, por shprehu brengën për mundësinë e reduktimit të financave.


“Mendoj se nuk është në interes të SHBA-së që të zvogëlojë ndihmën financiare, por unë nuk jam në pozitë të ju them atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ata e dinë se çfarë është më së miri për ta dhe se çfarë duhet të bëjnë”, tha Jeremic.


Kongresi amerikan vitin e kaluar ngriu rreth 200 milionë dollarë të ndihmave për Palestinën, pasi që palestinezët ngritën çështjen e anëtarësimit të tyre në OKB.


Palestina, nëse hyn në OKB me statusin e shtetit që nuk është anëtar, mund të anëtarësohet në shumë institucione ndërkombëtare, siç është Gjykata Ndërkombëtare Penale, si dhe të ngritë padi kundër Izraelit, për shkak të vazhdimit të okupimit.


Reuters vlerëson se për statusin e ri të Palestinës në OKB do të mund të votonin prej 150 deri 170 shtete, nga 193 shtetet anëtare të OKB-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)