Jep dorëheqje kryetari i VV-së në Würzburg
Würzburg, 10 shtator - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin Würzburg të Gjermanisë, Besnik Kryeziu është mllefosur pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai e ka kundërshtuar fort këtë marrëveshje, saqë ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje.
Në kundërshtim të fortë kundër marrëveshjes që beri Albini në emër të LVV-së me Bërllokun (Bllokun), deklaroj publikisht se bashkërrugetimi ynë i deritanishëm politik, ndahet këtu. Kjo ndarje është tërësisht parimore dhe në përputhje me veprimtarin time atdhetare dhe politike, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në Facebook.
Tutje ai ka shkruar: Unë nuk e shkeli gjakun e shokëve të rënë për liri. Isa Mustava na luftoi dje e shumë shokë tanë ishim pa bukë, sepse ky i mbante parat e popullit të mbyllura. Unë jam faqebardhë në rrugën time politike.
Kurti ulë standardet, thoshte se LDK dhe AAK janë PDK, me kryetarë të ndryshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit sot tregoi kulmin e evoluimit. Kjo jo vetëm karshi subjektit që e drejton ai por edhe me vetë subjektet politike.