Jep dorëheqje Azem Syla
Prishtinë, 29 gusht - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Azem Syla, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komisionit për vlerësimin e luftëtareve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Deputeti Syla këtë vendim e ka bërë publik përmes një letre dërguar Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.