16 Janar 2025

Jemi të vendosur për zbatimin e marrëveshjes

Prishtinë, 26 maj -  Kryeministri, Hashim Thaçi, tha se zbatimi i marrëveshjes me Serbinë është në interes të perspektivës evropiane të të dy vendeve dhe të rajonit në tërësi. Thaçi gjatë një takimi me kongresistët amerikan tha se, Qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës janë të vendosura për zbatimin e plotë të marrëveshjes.


 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takimin kongresistët amerikanë Robert Aderholf, Bob McEëen dhe Trent Ëalters, që po marrin pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Prishtinë.

Në këtë takim është biseduar për  aktualitetin politik kosovar, për marrëdhëniet në mes të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve, si dhe për dialogun ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Kryeministri Thaçi i njoftoi kongresistët amerikanë për të arriturat e Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, duke u fokusuar në reformat që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen në politikë, ekonomi dhe legjislacion. 
 
Në takim, kryeministri ritheksoi falënderimet dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore dhe popullit amerikan për Kosovën, që nga procesi i çlirimit, pavarësisë dhe tani në procesin e shtetndërtimit dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.
 
Duke folur për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Thaçi ritheksoi se kjo marrëveshje është historike dhe ndodh pas gati 100 vjet konflikti të vazhdueshëm.
 
“Zbatimi i marrëveshjes është në interes të perspektivës evropiane të të dy vendeve dhe të rajonit në tërësi, të bashkëpunimit rajonal dhe në këtë drejtim Qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës janë të vendosura për zbatimin e plotë të saj”, ka thënë Thaçi.
 
Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e tyre për përkushtimet e kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e qeverisjes së mirë, sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe reformave të gjithëmbarshme institucionale në Kosovë.

Ata po ashtu theksuan mbështetjen e tyre edhe për arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm përshpejtimin e procesit të zbatimit të saj.


Duke vlerësuar organizimin e Lutjeve të Mëngjesit nga institucionet e Kosovës, kongresistët amerikanë theksuan se ceremonia e organizuar në Prishtinë është në mesin e ceremonive më së miri të organizuara në Ballkan deri më tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)