17 Janar 2025

Javen tjetër gati plani i detajuar për zbatimin e Marrëveshjes

Prishtinë, 16 qershor - Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci do të jetë zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në Beograd.

Nesër Kosova e Serbia do të shkëmbejnë zyrtarët ndërlidhës që do të vendosen në zyrat e tyre në kuadër të Bashkimit Evropian, ku nga ana e Serbisë në Prishtinë do të vendoset Dejan Paviçeviq.

Palët negociuese që po merren me zbatim të Marrëveshjes, gjatë javës që po e lëmë pas kanë përfunduar raundin e dytë të takimeve në Bruksel, ndërsa kanë paralajmëruar se në fund të javës së ardhshme do të jetë i gatshëm plani përfundimtar i cili do të sqarojë në detaje se si do zbatohet marrëveshja, dhe do t’i ndajë përgjegjësitë dhe obligimet e palëve si dhe afatet kohore.

Në një intervistë për Zërin, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shpjegon se pala serbe po ashtu gjatë takimeve të fundit në Bruksel, ka njoftuar për procesin e mbylljes së strukturave paralele ku fi llimisht është raportuar se është mbyllur zyra e policisë ilegale në Leposaviq dhe se në vijim do të pasohet mbyllja e objekteve tjera të fushës së sigurisë.

“Ndërsa javën e ardhshme do të kemi planin e detajuar për zbatimin e Marrëveshjes, i cili parasheh obligimet e secilës palë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim si dhe afatet kohore për realizimin e këtyre obligimeve”, tha ajo.

Pala serbe ka për obligim të bëjë zhbërjen e strukturave ilegale serbe në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë, dhe sipas Tahirit shuarja e plotë duhet të realizohet deri në fund të muajit shtator. Kurse obligimet e palës kosovare janë ato për integrimin e individëve serbë në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)