22 Janar 2025

Javë vendimtare për të ardhmen e LAN-it

Prishtinë, 3 nëntor - Konsultat e bllokut opozitar gjatë kësaj jave pritet të jenë vendimtare sa i përket së ardhmes së koalicionit paszgjedhor dhe ridizajnimit eventual të marrëveshjes fillestare për ndarjen e posteve mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Zyrtarë të AAK-së insistojnë se pavarësisht zërave të caktuar, në kanale zyrtare mes partive që nga qershori nuk ka pasur krizë stabiliteti në koalicion dhe as që është kërkuar ndryshimi i marrëveshjes, sipas së cilës Ramush Haradinajt i takon posti i kryeministrit, kurse Isa Mustafës posti i kryetarit të Kuvendit.

Por, pas thellimit të krizës janë shtuar zërat brenda LDK-së që kërkojnë ndryshim të marrëveshjes, në mënyrë që t’i lejohet PDK-së ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

Burime të ndryshme i kanë thënë gazetës se gjatë javës nuk përjashtohet mundësia që të iniciohet kërkesë zyrtare brenda Kryesisë së LDK-së për ridizajnim të marrëveshjes, ku do të kërkohet që Isa Mustafa të nominohet për kryeministër.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)