19 Janar 2025

"Java e Gruas në Kosovë", ka dëshmuar sukses

Prishtinë, 24 mars - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se "Java e Gruas në Kosovë" tashmë ka dëshmuar suksesin e saj si platformë që përkrah fuqizimin e gruas dhe promovon pjesëmarrjen aktive të saj me anë të programit, rrjetit dhe qasjes gjithëpërfshirëse që ka krijuar, për t’ju ofruar mundësi të gjitha grave dhe vajzave nga e gjithë Kosova për t’u bërë pjesë e saj, duke siguruar se po ndërtojmë një shtet ku të gjithë janë pjesë dhe japin kontributin e tyre në avancimin dhe zhvillim e tij.

Ajo në konferencën e “Javës së Gruas në Kosovë”, ka theksuar se një shtet që përfaqëson zërin e të gjithë qytetarëve të tij pa dallim.

Në këtë rrugëtim NDI ka ofruar një përkrahje të vazhdueshme dhe të pakursyer, duke dëshmuar se është një partner besnik i avancimit të shoqërisë gjithëpërfshirëse në Kosovë, për të cilin dëshiroj ta përgëzoj dhe të falënderoj drejtuesin e saj dhe të gjithë stafin.

"Para pak ditësh në një Universitet në Florida, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, foli për rëndësinë e përmirësimit të mundësive ekonomike për gratë dhe familjet e tyre duke thënë se “kur një gruaje i privohet mundësia për të ecur përpara, në fakt kjo mundësi po i privohet të gjithëve”", ka theksuar ajo.

Sipas saj nuk mund të presim e aq më pak të pretendojmë që do të kemi zhvillim të qëndrueshëm kur bëjmë dallime në mundësitë që ofrojmë, në qasjet që krijojmë, në trajtimin që kemi ndaj vajzave dhe djemve, burrave dhe grave.

"Ne do të avancojmë atëherë kur ta konsiderojmë çështjen e barazisë gjinore si çështje që lidhet drejtpërdrejt me progresin dhe prosperitetin e vendit tonë. Atëherë kur ta shohim çështjen e barazisë gjinore si të pandarë nga synimi ynë për të arritur mirëqenie ekonomike, sociale dhe shoqëri demokratike, mbi të gjitha – do të shënojmë përparim në shoqëritë tona dhe do ta avancojmë demokracinë e secilit vend kur luftën për barazi gjinore do ta shohim vetëm si pjesë të historisë dhe përpjekjeve të dikurshme për të vendosur barazinë. Do të ecim me hapa më të sigurt kur barazia gjinore nuk do të bëhet pengesë por vlerë e shoqërisë dhe kur përfaqësimi do të shndërrohet në domosdoshmëri të aftësive dhe jo imponim", ka pohuar ajo.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)