23 Dhjetor 2024

Java e Gruas fillon sot "Në mbrojtje të demokracisë: Gjithpërfshirja ka rëndësi"

Prishtinë, 15 mars - Paneli i parë i diskutimit, “Momentum i ri për demokracinë e Kosovës: Mundësitë për pjesëmarrje të barabartë gjinore në parti politike” të kësaj konference solli liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së barabartë gjinore në parti politike.

Të pranishëm në këtë panel ishin: Albin Kurti, Kryetar, Lëvizja Vetëvendosje (LVV); Memli Krasniqi, Kryetar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK); Lumir Abdixhiku, Kryetar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK); Ramush Haradinaj, Kryetar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës( AAK); Emilija Rexhepi, Kryetare, Partia e Re Demokratike  (NDS).

Panelistët diskutuan sfidat dhe mundësitë që partitë politike kanë për të ofruar një mjedis të sigurt dhe inkurajues për gratë dhe burrat në politikë, si ne rregullim me akte nënligjore, struktura të brendshme dhe kulturë partiake.

Liderët politik theksuan rëndësinë e avancimit të agjendës shtetërore për fuqizimin e gruas dhe për pjesëmarrjen e plotë të grave në jetën publike.

Ata diskutuan rëndësinë për një proces formal në parti poltike për përzgjedhjen dhe emërimin e kandidateve në listat e tyre, për të dhënë qasje në financa dhe rrjetëzime dhe për të mbrojtur gratë nga dhuna në politikë.


Panelistët poashtu theksuan rëndësinë e kuotës si instrument i cili ka dhënë rezultat në përfshirjen e grave në pozita udhëheqëse, poashtu u propozua që një kuotë e tillë të reflektohet edhe në parti politike, duke kaluar nëpër ndryshime statutore, që në këtë mënyrë të krijohen mekanizma gjithëpërfshirës brenda partive politike.

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), më mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), po organizon Konferencën dyditore të dhjetvjetorit të Javës së Gruas me datë 15 dhe 16 mars.  

NDI gjithashtu falënderon Zyren e Presidentes, Ambasadën e Kanadasë në Kroaci dhe UN ëomen për mbështetjen për programin dyditor të Javës së Gruas 2022.

Tema kryesore e Javës së Gruas 2022 do të jetë "Në mbrojtje të demokracisë: Gjithpërfshirja ka rëndësi" ndërsa në panelet diskutuese përgjatë dy ditëve do të trajtohet progresi i grave në politikë dhe çfarë mbetet për t’u bërë nga partitë politike dhe institucionet qeveritare për të përshpejtuar barazinë gjinore.


Do të diskutohet poashtu, dhuna ndaj grave në politikë (në internet) dhe si e pengon angazhimin e grave në politikë dhe ato që synojnë t’i bashkohen jetës publike; llogaridhënia në qeverisjen lokale dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor; rëndësia e avancimit të agjendës së vendit për fuqizimin e grave dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën publike.

Java e Gruas (WOW) është një ngjarje vjetore në nivel vendi që mbledh në një mjedis ndëretnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të kapaciteteve të grave udhëheqëse dhe mbështetjes së tyre për marrjen e pozicioneve më të mëdha drejtuese.

Gjatë  nëntë vjetëve të fundit, WOW ka ofruar një platformë për debat mbi politika dhe diskutim intensiv me liderë politikë dhe zyrtarë të zgjedhur. Kjo u mundëson pjesëmarrësve t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre dhe në të njejtën kohë të mbështesin zhvillimin e shkathtësive për gratë në lidership në politikë.
   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)