Jashari, takohet me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani
Prishtinë, 1 shtator Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani me bashkëpunëtorët e tij.
Homologu nga Shqipëria përgëzoi z. Jashari për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.
Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar z. Totozani për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e projekteve të përbashkëta, për të kontribuar dhe për të ndikuar në avancimin erespektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.