Jashari: Si bashkohem asnjë partie politike
Prishtinë, 27 qershor - Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, ka përjashtuar çdo mundësi për tu inkuadruar në ndonjë parti politike.
Ai ka thënë se familja Jashari nuk i takon asnjë partie politike dhe se nuk pretendon asnjë pozitë politike.
Familja Jashari as ska qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike, ka thënë ai për Epoka e Re. Familja Jashari nuk ka rënë për politikë, por për atdhe. Ne përfaqësojmë një institucion i cili tashmë është shndërruar në një institucion moral. Kjo është detyra jonë", ka deklaruar ai.