Jashari: Mos luani me kategoritë e luftës
Prishtinë, 1 tetor - Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se është i papranueshëm kushtëzimi apo ndalja e pensioneve për kategoritë e luftës së UÇK-së, në këtë rast familjeve të dëshmorëve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, ai ka deklaruar se, nëse Qeveria nuk e korrigjon gabimin, reagimi i shoqatave të luftës së UÇK-së do të jetë i ashpër.
Kjo është e papranueshme dhe e kundërligjshme. Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës duhet ti thërrasin mendjes dhe mos të luajnë me kategoritë e luftës së UÇK-së. Për një kohë të gjatë nuk është bërë asnjë përpjekje adekuate për ti rregulluar të drejtat dhe beneficionet e kategorive të dala nga lufta. Marrja e një vendimi të këtillë është qesharak, i papranueshëm si dhe i kontribuon destabilitetit të vendit, ka deklaruar Jashari.