29 Prill 2024

Jasharajt të zhgenjyer me qeverinë

Prishtinë, 8 mars - Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për gjendjen në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë gjendja aq shumë ka degraduar sa më me dëshirë do të ishte në vendin e atyre që kanë rënë për këtë tokë dhe lirinë që e fituam sesa t’i shihte këto devijime të shumta, për të cilat, nuk kishte besuar mund të ndodhnin.

Gjatë një emisioni në RTK, Rifat Jashari disa herë ka pyetur prej nga kjo pasuri aq e madhe e pushtetarëve, përderisa shumica e popullit po jeton gjithnjë e më vështirë. Jashari është shprehur të jetë i zhgënjyer me mosfunksionimin e ligjit dhe rendit.

Ai tha se njerëzit nuk trajtohen të barabartë para ligjit dhe se ka të tillë që bëjnë keqpërdorime të shumta, por nuk i japin llogari askujt, duke rikujtuar se për këtë nuk ishte derdhur i gjithë ai gjak.

Për pushtetarët aktualë, ka thënë se dikur kritikonin ata që kanë qenë më herët në pushtet, ndërsa tani nuk bëjnë asgjë më shumë.

“Krejt kjo garniturë qeveritare, që është tani në pushtet, ka bërë akuza të mëdha ndaj qeverive të kaluara, se po e hanë shtetin, se po e keqpërdorin buxhetin e shtetit. Më tregoni çka bënë këta që janë tani në qeveri? Çka bënë më shumë sesa të tjerët?”, ka pyetur Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)