19 Maj 2024

Jasharajt nuk i bashkohen asnjë partie, por e vlerësojnë Krasniqin

Taipei, 21 shkurt - Përfaqësues i familjes së “Komandantit Legjendar”, Adem Jashari, Murat Jashari ka mohuar zërat se familja Jashari do t’i bashkohet ndonjë iniciative të ish sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, për formimin e një partie politike.

Mirëpo, Jashari ka konfirmuar raportet shumë të mira me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilat janë kultivuar për një kohë të gjatë.

“Komunikimi me Jakup Krasniqin është i veçantë dhe e vlerësojmë se është lideri më pak i përfolur, pa implikime në afera të kundërligjshme, nuk është i pagabueshëm, por biografia e tij është e pastër. Kontributi i Krasniqit ka qenë i madh që prej kohës kur ka filluar angazhimin e tij në politik, e deri tash në pozitën e kryeparlamentarit”, ka thënë ai.

Sipas tij, pozicionimi i familjes Jashari ka qenë dhe është neutral në raport me partitë politike në Kosovë.

Ai ka deklaruar për Telegrafin se qëndrimi i familjes Jashari është më shumë qëndrim moral. “Ne kemi deklaruar se partia jonë është Kosova”.

“Sakrifica e familjes ka qenë që Kosova ta ketë një të ardhme më të mirë. Nuk jemi inferior ndaj zhvillimeve në vend dhe jemi shumë të interesuar që Kosova të ketë institucioneve të përgjegjshme , menaxhim të mirë të tyre prej liderëve të Kosovës, të cilat do të mundësonin zhvillimin ekonomik për Kosovën dhe një jetë më të mirë për qytetarët e saj”, ka thënë përfaqësuesi i familjes Jashari.

Murat Jashari, vlerëson se vetëm ato parti politike të cilat garojnë me programe të mirëfillta politike dhe ofrojnë alternativa për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, duhet ta marrin besimin e qytetarëve për ta drejtuar vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)