16 Janar 2025

Japonia vazhdon të ndihmojë Kosovën

Prishtinë, 18 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, zotëri Shigeo Iwatani.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Iwatani, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Japonisë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi ndihmën që Japonia po i jep Kosovës dhe i cilësoi  marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira.

Ajo theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.

Presidentja Jahjaga tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm në fushën ekonomike dhe posaçërisht në investimet që kompanitë japoneze mund të bëjnë në Kosovë.

Ambasadori i Japonisë në Vjenë, zotëri Shigeo Iwatani theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën edhe pas ndryshimeve të fundit në qeverinë japoneze.

Ai tha stabiliteti i Kosovës është edhe stabilitet për gjithë rajonin.

Ambasadori Iwatani tha se duhet të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Japonisë dhe Kosovës sidomos në fushën e ekonomisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)