06 Maj 2024

Japonia ndihmon Filarmoninë e Kosovës

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në një  takim Zëvendësministrin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Kazuyuki Hamada.

Ministri Hoxhaj dhe Zëvendësministri Hamada me këtë rast kanë nënshkruar edhe një marrëveshje përmes së cilës Qeveria japoneze ofron mbështetje të fuqishme për Orkestrën Filarmonike të Kosovës.

Ministri Hoxhaj duke e vlerësuar këtë ditë si një ditë historike për Kosovën, i ka uruar mirëseardhje Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë duke e cilësuar atë mik të madh të Kosovës dhe një mik personal.
 
Në këtë kontekst, Ministri Hoxhaj ka deklaruar se Japonia është një shtet që e ka ndihmuar fuqishëm ndërtimin e një Kosove të re dhe moderne, një shtet që e ka ndihmuar fuqishëm edhe implementimin e Pakos se Ahtisarit, pako e cila ka transformuar Kosovën në një shtet shumetnik dhe shoqëri diverse.

“Sot në këtë ditë historike ne po e nënshkruajmë ose më mirë të themi e bëjmë shkëmbimin e notave verbale për hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje e cila ka pikësynim që ta mbështesë Filarmoninë e Kosovës me instrumente muzikore. Është pjesë e politikës së Jashtme që kultura vlera dhe identiteti i Kosovës të jenë të mbështetura nga partneret dhe miqtë tanë sikurse është Japonia”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Ndërkaq, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Zëvendësministri Parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Kazuyuki Hamada, ka  deklaruar se Japonia është e nderuar të jetë pjesë e përpjekjeve historike të bëra nga qytetarët e Kosovës për të siguruar pavarësinë dhe rolin e ardhshëm për prosperitet dhe ndërtimin e paqes.

“Kosova dhe Japonia janë bashkë në  përpjekjet dhe ambiciet e njëjta për të promovuar paqe. Duke ndjekur një ngjarje kaq historike ne i bëjmë një respekt popullit të Kosovës”, tha Zëvendësministri Hamada, duke theksuar se ndjehet i nderuar për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe se kultura, respektivisht muzika dhe arti kanë një ndikim universal për të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)