05 Maj 2024

Japonia e konsideron Kosovën një shtet shumë të rëndesishëm

Prishtinë, 10 shtator - Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim Nënkryetarin për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë, Kazuyuki Hamada.

Në takim është biseduar për aktualitetin politik në Kosovë, për marrëdhëniet bilatërale mes Kosovës dhe Japonisë dhe për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve. 

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi ka theksuar rëndësinë e miqësisë mes Kosovës dhe Japonisë dhe ka potencuar vlerat e përbashkëta që këto dy shtete i ndajnë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Thaçi ka falëndruar Hamada për përkrahjen e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës, që nga periudha e pasluftës  deri në ditët e sotme.

Në këtë kuadër, Kryeministri ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Japonia, njohje kjo ndër të parat për shtetin e ri të Kosovës.

Sot me prezencën e tij, Hamada po e nderon Kosovën në ditën e rëndësishme dhe historikë të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë – u shpreh Thaçi.

Nga ana e tij, Nënkryetari për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë,  Kazuyuki Hamada në takimin me kryeministrin Thaçi ka shprehur gëzmin e tij, që gjendet sot në Kosovë në këtë ditë historike të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

Duke ritheksuar që mbështetja e Japonisë për Kosovën nuk do të mungojë, por vetëm do të thellohet më tej, Hamada shtoi se Japonia e konsideron Kosovën një shtet shumë të rëndesishëm në kontekstin rajonal.

Nënkryetari për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë, Kazuyuki Hamada ka siguruar kryeministrin Thaçi se ndihma financiare dhe ajo zhvillimore nga ana e Japonisë për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim është theksuar së shkëmbimi i përvojave ndërmjet Japonisë dhe Kosovës në fushën e Mjedisit, të Bujqësisë dhe Mjekësisë do të jenë në fokus të veçantë.

Parlamentari japonez, Hamada po ashtu ka falënderuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për vizitën e tij në Japoni, e cila sipas zamada ka rritur profilin e Kosovës te populli dhe shteti Japonez.

Duke falënderuar kryeministrin Thaçi për mikëprijen, z. Hamada ka shprehur besimin se nën qeverisjen e kryeministrit Thaçi Kosova do të ecë përpara drejt zhvillimit dhe konsolidimit te mëtutjeshëm te shtetit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)