Japonia e interesuar të zgjeroj bashkëpunimin me Kosovën
Prishtinë, 15 gusht - Presidentja e Republikë së Kosovës Zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim anëtarin e Dhomës Përfaqësuese, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Japonisë Ryu Shionoya.
Presidentja Jahjaga e falënderoi Shionoya për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Japonisë duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, me theks në atë të zhvillimit ekonomik dhe të edukimit.
Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Japonisë Ryu Shionoya, vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu përkushtimin për të zgjeruar bashkëpunimin midis dy vendeve në çdo fushë me interes të përbashkët.