02 Maj 2024

Jansha: Kosova ka mbështetjen e gjithanshme të Sllovenisë

Prishtinë, 4 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ish-kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, liderin e Partisë Demokratike të Sllovenisë, Janez Jansha.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë për thellimin e raporteve të shkëlqyera të Republikës së Kosovës me Republikën e Sllovenisë.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka njoftuar ish-kryeministrin slloven, Janez Jansha me përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike për integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Thaçi në takim ka ritheksuar se mandati i kabinetit të ri qeveritar do jetë mandati i Kosovës evropiane, i realizimit të plotë të agjendës evropiane nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këtë kuadër, Kryeministri Thaçi ka theksuar se përvoja e suksesshme e Republikës së Sllovenisë në procesin e integrimeve euro-atlantike është e rëndësishme për rrugën integruese të Republikës së Kosovës.

Në takim, kryeministri Thaçi falënderoi ish-kryeministrin Jansha për kontributin e Republikës së Sllovenisë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në procesin e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës.

Nga ana e tij, ish-kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe ka theksuar se Republika e Kosovës e ka të sigurtë perspektivën integruese evropiane dhe në këtë rrugë do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e gjithanshme të Republikës së Sllovenisë.  


Ai tha se Kosova duhet të bëjë përgatitjet që të hyjë në Evropë, ashtu si parashihet me marrëveshjen e Selanikut të vitit 2003, ku thuhet se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor mund të anëtarësohen në BE.

“Ndryshimi i kufijve është i papranueshëm dhe asnjëri institucion në BE nuk do ta trajtonte një propozim të tillë. Kosova është njohur me kufijtë ekzistues në 2008, kur ka shpallur pavarësinë dhe zgjidhje tjera nuk janë realiste”, ka thënë Jansha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)