19 Janar 2025

Janova: Shteti t’i zbardh vrasjet e pasluftës

Prishtinë, 11 janar – Me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së publicistit të shquar dhe veprimtarit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Enver Maloku, Kryesia e Degës së Tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka bërë homazhe tek vendi i vrasjes, pranë përmendores kushtuar atij, në lagjen “Kodra e Diellit” të Prishtinës.

Kryetari i kësaj dege, Arsim Janova, tha se kemi ardhur sot me i bërë homazhe njërit ndër figurave më të shquara dhe veprimtarit të LDK-së, Enver Malokut.

“Sot janë bërë 15 vjet nga vrasja e tij, vrasja makabre e tij. Ne çdo herë kemi bërë thirrje edhe si LDK që të zbardhen të gjitha rastet e vrasjeve të pasluftës, sidomos vrasjeve politike edhe pse Enver Maloku dihet që është vrarë në vitin 99. Ne, po ashtu shfrytëzojmë rastin që të bëjmë thirrje të gjitha organeve gjyqësore, prokurorisë të Kosovës, që të bëjnë gjithë çka është e mundur që të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës”, tha Janova.

Ai shtoi se dihet mirë që shumë veprimtar, atdhetar të kombit, përfshirë edhe të LDK-së, janë vrarë, që edhe sot këto vrasje vazhdojnë të jenë enigmatike.

Megjithatë, Janova, pohoi se ka besim që organet tona, do t’i kryejnë punët e tyre dhe më në fund t’i nxjerrin kryerësit e këtyre veprave para gjyqit.

“Unë shpreh dyshimin se ka ekzistuar vullneti për t’i zbardhur këto raste, mirëpo ne megjithatë nëse mendojmë që të ecim përpara si shtet ku kemi prioritet sundimin e ligjit, pa zbardhjen e këtyre rasteve ne mendojmë që nuk do ta kemi rrugën tonë për Evropë”, shtoi ai.

Po ashtu, Janova tha se zotëri Maloku, ka qenë dhe anëtar i Kuvendit të kësaj dege.

Vlen të theksohet se Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, nga persona ende të panjohur, të cilët edhe tash mbas 14 vitesh në liri, akterët e vrasjes nuk janë zbuluar kurrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)