Janë përmbushur kriteret për vizat
Prishtinë, 8 orill - Ministrja e Integrimit Evropian ( MIE), Vlora Çitaku ka thënë se Republika e Kosovës, ka përmbushur kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.
Çitaku në një ligjëratë, të cilë e ka mbajtur në UBT, ka pranuar se liberalizimi i vizave është më tepër vendim politik sesa përmbushja e kritereve të caktuara për Kosovën drejt liberalizimit të vizave.
Ajo një veprim të tillë e ka argumentuar me vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për disa shtete të Azisë dhe Amerikës Latine. Këtë vit, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbinë, Perunë, vendet e Karikomit sërish bazuar në vendime politike, jo në udhërrëfyes apo përmbushje kriteresh teknike në fusha të ndryshme që ne na janë diktuar. A është kjo fer? Nuk është fer, ka deklaruar Çitaku.
Në këtë kontekst, ministrja Çitaku është shprehur e zhgënjyer për vonesat që po i bënë Komisioni Evropian në vlerësimin e kritereve për Kosovën. Dua të shpreh para jush zhgënjimin tim me tempon e ulët dhe të ngadaltë me të cilën Komisioni Evropian po i përgjigjet entuziazmit, përkushtimit dhe punës që kanë bërë të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim, në përmbushjen e kritereve. Lajmi i keq është që KE-ja nuk i ka dërguar ende komisionet për përmbushjen e kritereve, ka pohuar Çitaku.(ER)