Janë ftuar deputetët për seancën konstituive të 3 gushtit
Prishtinë, 31 korrik – Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës njofton se janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht 2017.
Seanca do të fillojë në orën 10:00, sipas rendit të ditës: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve dhe pika e tretë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.