Janë caktuar kandidatët për kryetar të Kaçanikut
Prishtinë, 19 maj - Gazeta Epoka e re jo zyrtarisht ka mësuar emrat e kandidatëve të mundshëm për kryetar të komunës së Kaçanikut.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet ti hyjë garës për kryetar të komunës së Kaçanikut me kandidatin Besim Ilazi, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Sahit Belën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Tahir Çakën, Lëvizja Vetëvendosje (VV) me Shukri Lutën, Aleanca Kosova e Re (AKR) me Naser Tronin, kurse Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) me Elife Murselin.
Të kontaktuar nga gazeta, përfaqësuesit e partive politike nuk kanë mundur ti konfirmojnë emrat e këtyre kandidatëve, por kanë thënë se për kandidaturat për kryetar të komunës së Kaçanikut vendosin degët në Kaçanik.
Qytetarët e Komunës së Kaçanikut do tu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e tyre më 17 qershor, pasi ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, është dënuar me 3 vjet burgim për vepër penale. Komuna e Kaçanikut njihet si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila që nga viti 2000 e ka qeverisur këtë komunë