Jamie Rubin me 22 nëntor do të vizitojë Kosovën
Prishtinë, 8 nëntor - Jamie Rubin, ish këshilltar i lartë për politika pranë Sekretares së Shtetit Madeleine K. Albright dhe negociator i veçantë gjatë luftës në Kosovë, do të jetë për një vizitë në Kosovë si folësi kryesor në mbrëmjen bamirëse të organizuar nga Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim.
Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar ka kënaqësinë të ju njoftoj se Jamie P. Rubin do të jetë i ftuari i nderit dhe folësi në Gala mbrëmjën e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim A Fireside Chat with Jamie Rubin që do të mbahet me 22 nëntor në Prishtinë.
A Fireside Chat with Jamie Rubin do të jetë një ngjarje joformale që është e disejnuar për të nxitur perspektivë, diskutime të reja e interesante mbi marrëdhëniet globale dhe edukimin.
Rubin njihet mirë nga populli i Kosovës për rolin e tij si këshilltar i lartë për politika pranë Sekretares së Shtetit Madeleine K. Albright dhe negociator i veçantë gjatë luftës në Kosovë për të mundësuar tranzicionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të sjellur paqe në rajon.
Rubin tani është akademik në Institutin Amerikan Rothermere pranë Universitetit Oxford, redaktor I rregullt i The New Republic, si dhe ligjërues dhe analist i marrëdhënieve globale dhe politikave të jashtme të SHBA-ve.
Rubin ka shërbyer gjatë administratës së Presidentit Clinton si ndihmës sekretar i shtetit për Marrëdhënie me Publikun dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit prej vitit 1997 deri në maj të vitit 2000.
Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF) ofron bursa për studime master në disa prej universiteteve më të mira amerikane. KAEF është burim i rëndësishëm për studentët e talentuar Kosovar që të fitojnë dituri shtesë dhe mundësi të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miriam Parel, Shefe për Strategji dhe Zhvillim e Këshillit Amerikan, thekson se 13 studentë nga Kosova janë momentalisht duke studiuar në Amerikë. Znj. Parel shton se: ne jemi të lumtur që kemi pasur mundësi të ndajmë 67 bursa që nga viti 2005 për një grup të rinjësh të talentuar nga Kosova.
Biletat për këtë gala mbrëmje mund të blehen tek zyret e Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, Rr. Fehmi Agani, no. 46/3, 10000 Prishtinë, Kosovë, për 50 Euro paraprakisht ose 70 Euro në natën e ngjarjës. Përfitimet nga shitja e biletave do të shkojnë në përkrahje fondit për bursën KAEF.