James Berisha shpejt do ti rikthehet familjes dhe Kosovës
Prishtinë, 2 nëntor - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli është duke vazhduar përpjekjet për lirimin e pilotit kosovar, James Berisha.
Pas takimit me presidentin e Eritreas në Nju Jork, dhe këshilltarin e presidentit, i cili erdhi në Prishtinë, zëvendëskryeministri Pacolli është duke planifikuar një udhëtim në këtë shtet afrikan, për të përmbushur misionin e lirimit të Berishës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, siguron familjen e pilotit Berisha dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se në një të ardhme shumë të afërt, piloti James Berisha do ti kthehet familjes dhe Kosovës.