Jaksiç: Nuk heqim dorë nga zgjedhjet
Mitrovicë, 18 prill - Nënkryetari i të ashtuquajturës kuvend i bashkësive të Kosovës Marko Jaksiç ka deklaruar se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen patjetër në komunat e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Shtërpcës.
Besojmë se kjo qeveri tradhtare, e cila merret me shitjen e territorit të vet, do të zbres nga froni. Qeveria kombëtare... jo vetëm që do t`i njoh zgjedhjet, por edhe në komunat e tjera do të formojë qeveritë lokale,theksoi Jaksiç.
Është qesharake që për heqjen dorë nga zgjedhjet lokale, foli së pari ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ndërsa më herët kryetarja e Kuvendit i shpalli në tërë territorin. Referimi te Rezoluta 1244 është i paqëndrueshëm, për shkak se ky dokument ka ekzistuar edhe në vitin 2008, kur ne kemi pasur zgjedhje lokale në Kosovë shtoi më tej ai.
Krstimir Pantic, i ashtuquajtur kryetar i Mitrovicës, ka thënë se moszbatimi i zgjedhjeve lokale do të thotë eksod i qetë i serbëve, fillimisht të atyre në jug të Ibrit, e pastaj në veri ku ata janë shumicë.