Jaksic: Incidentet në veri, vepër e Vuçiç
Mitrovicë, 6 nëntor - Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jaksiç ka hedhur poshtë akuzat për pjesëmarrjen e kësaj partie në incidentet që kanë ndodhur në zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës, duke thënë se ato janë vepër e nënkryetarit të parë të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ai nuk ka mundur të durojë humbjen në Mitrovicë. Të gjithëve, pra edhe të madhit Aleksandar Vucic, u është e qartë se serbët kanë hedhur poshtë Marrëveshjen e Brukselit\", ka thënë Jaksiç, raporton Beta.
Persona të panjohur kanë hyrë të dielën në tri vendvotime në veri të Mitrovicës dhe i kanë shkatërruar ato. Pas kësaj situate, votimet janë ndërprerë.