Jakobson: Zgjedhjet të mbahen pa mashtrime dhe kërcënime
Prishtinë, 29 tetor - Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jakobson ka takuar sot liderët e partive politike të Kosovës në prag të zgjedhjeve komunalet të 3 nëntorit.
Ambasada amerikane konfirmon se ambasadorja Jakobson ka zhvilluar një takim me liderët e partive politike të Kosovës në vazhdën e përpjekjeve për të përkrahur zgjedhjet pa mashtrime dhe kërcënime, të cilat duhet ti plotësojnë standardet evropiane, thuhet në tekstin e konfirmimit zyrtar të Ambasadës për Radio Kosovën.