20 Janar 2025

Jahjaga: Zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike

Prishtinë, 7 qershor -  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se vota e qytetarëve do të mbrohet nesër dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë për zgjedhjet nacionale.


Sipas saj, nesër do të vendoset për të ardhmen e Shtetit.
 
Mesazhi i Presidentes Atifete Jahjaga për zgjedhjet e 8 qershorit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dua të shpreh dhembjen time të thellë për tragjedinë në Korporatën Energjetike të Kosovës që na goditi të gjithëve. Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe me humbjen e jetës së punëtorëve të devotshëm të KEK-ut, ju bëj thirrje të jemi të bashkuar për t\'u solidarizuar në dhembje me të gjithë ata që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë.

Të bashkuar, ashtu siç kemi qenë deri më tani, u kemi bërë ballë shumë sfidave, sakrificave dhe dhembjeve. Ndonëse i ndjejmë thellë në zemrat tona, ato nuk na kanë ndalur në synimin tonë për të krijuar një Kosovë demokratike. Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për Kosovën, kur të gjithë ju, qytetarë të barabartë të këtij vendi, do të vendosni për të ardhmen e shtetit, përmes votës Tuaj, një e drejtë themelore dhe e garantuar.

Nesër, do të vendosni ju qytetarë të Republikës së Kosovës për rrugën e Kosovës në proceset e konsolidimit ndërkombëtar, të integrimeve dhe mbi të gjitha për demokracinë e brendshme të vendit. Dua t\'iu siguroj se do të bëjmë çmos që vota e juaj të mbrohet. mekanizmat dhe institucionet e Kosovës do të angazhohen fuqishëm që vota e qytetarit të jetë e paprekshme dhe e pacenuar. Të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve, më 8 Qershor do të jenë të mobilizuara për të garantuar një proces të rregullt dhe të lirë zgjedhor.

Zgjedhjet e përgjithshme në vend do të vëzhgohen nga vëzhgues vendor dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe misionin e vëzhguesve të BE-së, që do t’i jap një legjitimitet më të madh këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet komunale të vitit të kaluar kanë vendosur një standard demokratik të cilin duhet ta mbajmë edhe tash.

Prandaj, zgjedhjet e përgjithshme të 8 Qershorit, duhet të kenë vulën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, zgjedhjeve që do të përcaktojnë pjekurinë e shoqërisë sonë si zgjedhje gjithëpërfshirëse, ku secili qytetar në secilën pjesë të vendit të ketë mundësinë që lirshëm ta thotë fjalën e tij. E drejta për të votuar është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet e vendit dhe këtë të drejtë e gëzojnë të gjithë qytetarët. Vota e juaj është votë për të ardhmen e vendit tonë.


Dita e nesërme do të jetë provë e një Kosove demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të zhvilluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)