04 Maj 2024

Jahjaga viziton Brukselin

Prishtinë, 14 korrik - Në Komisionin Evropian në Bruksel është paralajmëruar se javën që vjen, saktësisht më 18 korrik, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fule, do të presin në vizitë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Pia Ahrendkilde Hansen, gjatë takimeve me presidenten Jahjaga do të bisedohet më së shumti për luftën kundër korrupsionit në Kosovë, reformën e sistemit të drejtësisë sikur edhe nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pritet që gjatë vizitës në Bruksel presidentja e Kosovës Jahjaga të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)